33 C
New York
Thursday, June 20, 2024

Buy now

Haziri ngre dyshime për ndërhyrje në dosjen e Stadiumit të Gjilanit: Janë fikur kamerat që funksionojnë 24/7

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se për stadiumin e qytetit kanë qenë tri oferta dhe se ka pasur ndërhyrje në aplikacion, që sipas tij, duhet të hetohen.

Ai tha se në zyrën ku është punuar, kamerat nuk kanë funksionuar, ndërsa sipas tij, tek Zyra e Prokurimit në Komunën e Gjilanit ka një program të veçantë, me kode ku rregullohet e drejta e qasjes, e drejta e hyrjes dhe e drejta e kontrollit mbi dokumentacion.

“Ndërsa 24/7 përcillet me kamera, në mënyrë që të mos ketë mundësi të hyjë askush. Atje kamerat janë fikur, ka pasur ndërhyrje në dosje dhe ende nuk është përcaktuar kontrata. Ka kaluar një muaj që nuk është bërë shpallja dhe tani legjenda urbane thotë se po pritet të certifikohet një zyrtar i decertifikuar, i cili nuk e ka kaluar provimin e certifikimit, edhe pse ka pasur certifikatë”.

“Tash, decertifikimi i një zyrtari, të certifikohet me certifikatë të re, pritja sepse asnjë zyrtar i prokurimit nuk nënshkruan programe të tilla që nuk kanë bazë ligjore, ky është problemi. Prej 11 zyrtarëve që kanë dhe munden me marrë autorizime për nënshkrim, nuk nënshkruhet kontrata, stadiumi mbahet peng duke e pritur një zyrtar a certifikohet a jo, a e kalon provimin apo jo në fund të muajit maj”, tha Haziri, njofton Klankosova.tv.

Ai paralajmëroi se LDK-ja në Gjilan do t’i drejtohet organeve kompetente në lidhje me këtë ngjarje, ku sipas tij, është keqpërdorim i drejtpërdrejtë me detyrë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit