9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Haziri: Llashtica është Reçaku i Anamoravës

- Advertisement -

Kryetari i Degë së LDK-së në Gjilan, e nënkryetar i LDK-së, Lufti Haziri, në 25-vjetorin e masakrës e tmerrshme që përjetuan fshati Llashticë në vitin 1999, ka thënë se janë gjithmonë të freskëta plagët e tmerrit që kaluan banorët e Karadakut dhe gjithë regjionit.

Haziri ka thënë se përmes Llashticës kujtojnë edhe masakrën e Llovcës, Lladovës, Zhegrës dhe të gjithë të rënët e prillit, majit e qershorit dhe të gjithë të rënët në luftën për liri.

“Ky është 24-vjetori i prillit të madh, i sakrificës, torturës dhe vrasjeve barbare të masakrimit të shqiptarëve. Këtu u vra e masakrua fëmija më i vogël në luftën çlirimtare të Kosovës dhe plaka më e vjetër në moshë. Është masakra më e madhe që Gjilani dhe regjioni e ka përjetuar. Ne do ta kujtojmë masakër si ngjarja më e frikshme e dhimbjes së madhe për të gjithë ne në këtë regjion. Llashtica është Reçaku i Anamoravës”, u shpreh kryetari Haziri.

Në Llashticë të Gjilanit gjatë datave 13 e 30 prill, u vranë e masakruan 26 qytetar, në mesin e tyre edhe një foshnje dy muajshe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit