Haziri konfirmon se Abdixhiku e dinte që nuk i ka krejt votat e LDK-së për Sejdiun president

- Advertisement -

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka konfirmuar se e kanë ditur edhe në momentin kur e prezantuan emrin e Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për president se nuk i kanë votat e krejt deputetëve të kësaj partie.

Këto deklarata ai i bëri në një intervistë në VOX Kosova.

“Po, dhe para atij takimit në bisedë me Abdixhikun nuk është çështje e orëve, e ditëve, e kam thënë që bashkëpunimi në GP e determinon bashkëpunimin me partner të tjerë, në këtë rast me VV-në. Nëse nuk e arrijmë me ndërtu unitet funksional dhe të besueshëm, LDK duhet me e pasë parasysh nuk mund të përballohet në procese të tjera”, tha ai.

“Ka besu në dialog të brendshëm, siç kam besu edhe unë. Nuk kam bërë kërkesë tjetër, disa minuta para takimit të fundit unë e kam konfirmu edhe një herë se LDK duhet me pasë parayssh këtë çështje të brendshme dhe që duhet me vazhdu me dialogu”, shtoi Haziri.

Të ngjashme

Të fundit