12.6 C
New York
Thursday, May 1, 2025

Buy now

Haziri i përgjigjet Pecit: LDK-ja asnjëherë nuk ka ble bari të rriqrave në vend të zëvendësimeve tjera

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazir, i është kundërpërgjigjur deputetit Faton Peci, i cili ka thënë se LDK-ja është shoqëri aksionare e privatizuar.

Para vazhdimit të seancës së sotme, ai ka thënë se LDK-ja asnjëherë nuk ka ble bari të rriqrave në vend të zëvendësimeve tjera.

Sipas tij, Peci është prej atyre njerëzve që e ka shfrytëzuar LDK-në për interesa politike.

Njerëzit që dalin prej LDK-së që nuk i marrin vlerat me vete, se paku duhet me i marr kujtimet e mira me veti. LDK-ja asnjëherë nuk ka ble bari të rriqrave në vend të zëvendësimeve tjera dhe nuk ka flliq politika me situata të tilla. Kështu që, iu kisha lut me qenë shumë të kujdesshëm në këtë raport. LDK-ja është institucion politik ku shumë njerëz janë rrit dhe eduku politikisht, por ka shumë të tillë që e kanë konsumuar LDK-në, e kanë shfrytëzuar LDK-në. Jo si tramblinë politike, por e kanë gërryer LDK-në për motive politike”, ka thënë Haziri.

Të ngjashme

Të fundit