15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Haxhiu: Vlera e koeficientit 105 euro, është turpërues

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka prezantuar sot vlerën e koeficientit të pagës në sektorin publik.

Vlera e caktuar është 105 euro e cila do të shumëzohej pastaj me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe do të prodhojë vlerën e pagës për të gjithë zyrtarët e sektorit publik.

Pas këtij vendimi ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti për vlerën e koeficientit 105 euro, është turpërues!, shkruan Scanner.

“105 euro vlera e koeficientit është nënçmim, fyrje dhe zhgënjim për nëpunësit publikë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Vendimi i Qeverisë Kurti për vlerën e koeficientit 105 euro, është turpërues!
Me këtë vendim do të ketë ulje të pagave për shumë sektorë!

105 euro vlera e koeficientit është nënçmim, fyrje dhe zhgënjim për nëpunësit publikë.
Rritje të çmimeve te produkteve ushqimore,
Rritje të çmimit të energjisë,
Rritje të çmimit të derivateve,
Rritje të çmimit të tatimit në pronë,
Rritje e inflacionit,
Ulje të pagave…
Kjo është qeveria e shpresës dhe ndryshimit!
Krejt dhe drejt shkatërrimit të çdo sektori, çdo shprese e motivimi.
Me këto vendime arbitrare Qeveria po punon që të ikin sa ma shumë qytetarë nga Kosova.

Ky vendim bashkë me Ligjin për Pagat është i pa pranueshëm dhe duhet të dergohet në Gjykatën Kushtetuese.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit