Haxhiu pranoi letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, z. Jean-François Huchet

- Advertisement -

 

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, z. Jean-François Huchet.

Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu i ka uruar mirëseardhje në Kosovë  ambasadorit Jean-François Huchet dhe shumë sukses në misionin e tij diplomatik, me bindjen se gjatë mandatit të tij do t’i forcojmë edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona.

 

“Kosova e çmon lart miqësinë dhe mbështetjen e Francës, si gjatë periudhës së luftës, ashtu edhe në vitet e shtetndërtimit. Sot, marrëdhëniet tona mbështeten në një bashkëpunim të gjerë politik, ekonomik, të sigurisë, arsimit dhe kulturës”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

 

Në takim, është biseduar edhe për mundësitë që ky bashkëpunim të zgjerohet më tej, veçanërisht pas marrëveshjeve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Francës, të cilat krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim.

 

“Ambasadorit Huchet i urova një mandat të suksesshëm dhe e sigurova për bashkëpunimin tim të plotë në forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

 

Të ngjashme

Të fundit