13.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Haxhiu përkujton masakrën e Izbicës, “askush nga autorët e kësaj masakre nuk u vënë para drejtësisë

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përkujtuar masakrën e Izbicës në 24 vjetorin.

Haxhiu shkroi në Facebook se kjo masakër është më e tmerrshmja që ka përjetuar populli ynë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Postimi i plotë:

24 vite nga masakra e Izbicës

Me 28 mars 1999, pas rrethimit të fshatit Izbicë dhe të vendbanimeve përreth, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan 147 shqiptarë dhe 6 mbeten ende të zhdukur.

Masakra e Izbicës është ndër masakrat më të tmerrshme që ka përjetuar populli ynë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Masakra e Izbicës së Skenderajt është një nga ato ngjarjet tmerruese të cilat lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e të gjithëve.

24 vite më vonë, askush nga autorët e kësaj masakre e as orkestruesit e saj nuk u vënë para drejtësisë. Ata vazhdojnë të jenë të lirë, e mohimi ndaj krimeve e vuajtjeve të shkaktuara ndaj popullit tonë nuk ndalet.

Ne do vazhdojmë të punojmë me përkushtimin më të madh për fuqizim të institucioneve që sjellin drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Martirëve të Izbicës u qoftë lavdi e përjetshme!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit