15.1 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Haxhiu njofton për aprovimin e një udhëzuesi të rëndësishëm

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu njofton se është aprovuar udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik, detyrimet e punëdhënësve për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aktet e dëmshme dhe të drejtat e sinjalizuesve për mbrojtje gjyqësore.

Më poshtë detaje nga Haxhiu:

Aprovohet

Udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik, detyrimet e punëdhënësve për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aktet e dëmshme dhe të drejtat e sinjalizuesve për mbrojtje gjyqësore.

Marrë parasysh se mbrojtja e sinjalizuesve është thelbësore për funksionimin efektiv të sistemeve të brendshme të menaxhimit të sinjalizimit, udhëzuesi:

jep udhëzime për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi të brendshëm konfidencial dhe të sigurt të menaxhimit të sinjalizimit në institucione

ofron udhëzime për mbrojtjen e sinjalizuesve nga  veprimet e dëmshme, duke përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një mekanizmi për t’iu përgjigjur ankesave për veprime të dëmshme

ofron udhëzime për gjykatat dhe gjyqësorin për shqyrtimin e rasteve që përfshijnë sinjalizues ose persona të lidhur me sinjalizues.

Miratimi i këtij udhëzuesi plotëson edhe më tutje legjislacionin për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, duke pasur në epiqendër interesin publik dhe respektimin e ligjshmërisë, si dhe me qëllim të konsolidimit të vlerave demokratike dhe mbrojtjen e interesit publik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit