28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Haxhiu: Në Qeverinë Kurti asnjë vit shkollor nuk ka filluar normalisht

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, është shprehur pro themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

Në adresimin e tij për këtë çështje, ai ka thënë se në Qeverinë Kurti asnjë vit shkollor nuk ka filluar normalisht.

Në vend që të diskutojmë për të arriturat në arsim, ne duhet të diskutojmë për keqpërdorimet në arsimi. Dhe kjo doemos që e kërkon nevojën për komision hetimor sepse asnjë nga vitet shkollore në këtë qeveri nuk ka fillua normalisht. Për vitin shkollor 2020-2021 edhe mund të ketë justifikime për shkaka të pandmisë Covid 19”, ka thënë Haxhiu.

Ai ka thënë se nuk kishte asnjë justifikimin më vonesat në fillimin e vitit shkollor 2022.

Në vitin shkollor 2022 shkollat filluan punën jo më 1 shtator, por në javën e dytë të muajit tetor. Arsyeja dihet: shpërfillja dhe nëpërkëmbja e mësimdhënësve nga kjo qeveria. Kjo rezultoi me greva që kishin për pasoj humbjen e mijëra orëve mësimore”, ka thënë Haxhiu, duke i vazhduar kritikuar ndaj Qeverisë.

Në vitin shkollor 2023-2004, nuk kishte kushte themelore për mësim, nuk kishte tekste shkollore si mjete bazike për mësim. Kishte dështim në planifikim dhe mbi të gjitha dështim për përmbushjen e obligimit ligjor për sigurimin e teksteve shkollore flas”, është shprehur ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit