Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar në lidhje me instalimin e aparaturës se PET-CT-së në QKUK, ku u dhurua si donacion, të cilin e siguroi ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Haxhiu ka thënë se më shumë po kontribuon Jahjaga për sektorin e shëndetësisë se krejt Qeveria Kurti.
Postimi i plotë:
Më shumë po kontribuon ish – presidentja Atifete Jahjaga për sektorin e shëndetësisë se krejt Qeveria Kurti.
Lajm i mirë instalimi i aparturës se PET-CT-së në QKUK, falë donacionit që e sigurojë ajo.
Funksionalizimi i këtij shërbimi ndihmon jashtëzakonisht shumë pacientët.
Për këtë ndihmë Jahjaga meritoi trajtim më dinjitoz, jo ashtu siç ja dorëzuan mirënjohjen teksa hynte në makinë.
Këta qeveritarë janë mosmirënjohës, xheloz, të paaftë e të korruptuar.