8.4 C
New York
Thursday, April 17, 2025

Buy now

Haxhiu: Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës

- Advertisement -

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën e mbajtur pas takimit të thirrur nga Glauk Konjufca, tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti do të jetë kryeministër i Kosovës.

Ajo nuk përjashtoi mundësinë që brenda 7 ditëve deri në mbajtjen e seancës konstituive më 15 prill, të ketë përpjekje për takime të tjera, pas letrës të cilën Kurti ia ka dërguar LDK-së.

“Lëvizja Vetëvendosje përmes kryetarit apo kryeministrit Kurti është në fazën e konsultimeve me subjekte të ndryshme në Republikën e Kosovës me qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe votimin e qeverisë së re. Në këtë drejtim, të gjitha veprimet tona kanë qenë publike, transparente, asnjë prej tyre larg syrit të publikut. Prandaj deri në seancën konstituive janë edhe 7 ditë, natyrisht nuk e përjashtoj mundësinë që Brenda këtyre ditëve do të ketë veprime të tjera, apo përpjekje të tjera për takime”.

“Kurti ka ftuar për takim LDK-në për nesër apo pasnesër, janë dy ditë në disa orare. Qëllimi është konstituimi I Kuvendit duke pasur parasysh që nuk konsiderohet që Kuvendi i Kosovës është konstituuar pa u zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e saj. Ajo që dihet tani për tani është emri i kryeministrit. Nuk dihen emrat e personave të tjerë të cilët do të mbajnë pozicione të tjera qoftë në qeveri apo kuvend, por ajo që dihet është se kryeministër do të jetë Albin Kurti dhe qeveria e Kosovës do të votohet shumë shpejt”, u shpreh Haxhiu.

Të ngjashme

Të fundit