Haxhiu i thërret opozitën në seancë: Janë nëpër zyre, le të lëshohen poshtë

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka ftuar opozitën që të marrë pjesë në seancën për Presidentin.

Ajo tha se opozita janë nëpër zyre, duke kërkuar që të lëshohen në sallë.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy kandidate për presidente të vendit. Feride Rushiti, e cila është themeluese dhe drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Hatixhe Hoxhën, ish- kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare 2021 nga Vetëvendosja, pjesë e kësaj partie nga viti 2010.

Të ngjashme

Të fundit