Koci i ashpër ndaj Kurtit: Ka me u mbajtë mend si njeri që e ka përdhosë Republikën – Turp

- Advertisement -

Avokati Arianit Koci, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Në lidhje me seancat e sotme, Koci tha  idiotizmat që po i shohim janë të paprecedentë.

Ai tha se Kurti do të mbahet mend si një njeri që e ka përdhosë Republikën.

Postimi i plotë:

Çka nuk kemi parë në këto 26 vitet e pasluftës në skenën politike. Plot gabime, pazare, mashtrime e tradhti. Ama idiotizmat që po i shohim sonte janë të paprecedentë.

Albin Kurti ka me u mbajtë në mend si njeri që e ka përdhosë Republikën.

Pushtetin e mori me premtimin për dinjitet institucional. Po don me e mbyll me degradim institucional, me lojëra të vogla, bllokada e me trajtim të shtetit si pronë partie.

Turp!

Na keni gërditë shtetin.

Të ngjashme

Të fundit