Nis seanca për presidentin, mungon opozita

- Advertisement -

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për çështjen e presidentit, raporton Ekonomia Online

Në seancë janë duke marr pjesë deputetë e pozitës ndërsa deputetët mungon opozita.

Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën, për presidente të Kosovës.

Feride Rushiti

Feride Rushiti është një nga figurat, deri diku të njohura në Kosovë në fushën e të drejtave të njeriut, veçanërisht për mbështetjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës. Ajo me profesion është mjeke.  Ajo ka punuar për rehabilitimin fizik dhe psikologjik të viktimave të luftës. Është figurë e shoqërisë civile.

Hatixhe Hoxha

Hatixhe Hoxha është më pak e ekspozuar publikisht krahasuar me Rushitin. Ajo me profesion është juriste. E njëjta ka qenë kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete.

Të ngjashme

Të fundit