18.4 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Haxhiu: Drejtësia për viktimat e masakrës së 3-4 shkurtit ende mungon

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 22-vjetorin e masakrës së 3-4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, ku u vranë 10 qytetarë civilë të pafajshëm, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq.

Hahxiu ka thënë se në natën e 4 shkurtit, 1600 familje e 12 mijë shqiptarë u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre me qëllim të spastrimit etnik.

“Kjo masakër është dëshmi e asaj se krimet kundër shqiptarëve vazhduan edhe pas përfundimit të luftës. Dy dekada pas luftës, drejtësia për viktimat e kësaj masakre ende mungon, përderisa familjet e dëbuara ende nuk kanë arritur të kthehen në shtëpitë e tyre”.

“Ne bashkëndiejmë me dhimbjen e të gjitha familjeve të viktimave, të cilat ende nuk kanë arritur të marrin drejtësinë e merituar, përderisa mbetemi të përkushtuar në sjelljen e drejtësisë për ta”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit