Haxhiu: Dhjetëra protestues, mes tyre veteranë të UÇK-së, u lënduan gjatë protestës (Foto)

- Advertisement -

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas protestës së sotme, duke pretenduar se dhjetëra protestues, përfshirë veteranë të UÇK-së, janë lënduar gjatë përplasjes me Policinë e Kosovës.

Haxhiu tha se disa prej protestuesve që kishin marrë plagë gjatë luftës çlirimtare, janë lënduar sërish gjatë protestës.

“Dhjetëra protestues të rinj e veteranë të UÇK-së, që morën plagë në luftën çlirimtare, sot u plagosën përsëri, kësaj here gjatë protestës”, ka shkruar Haxhiu.
Sipas tij, Emergjenca e QKUK-së është mbushur me dhjetëra protestues të lënduar, ndërsa pretendoi se nuk ka parë pjesëtarë të Policisë së Kosovës që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Haxhiu kritikoi përdorimin e forcës nga Policia e Kosovës, duke e cilësuar atë si “joproporcionale” dhe “të pajustifikueshme”.
“Policia e Kosovës nuk duhet të veprojë me urdhra politikë të Xhelalit dhe Kurtit”, deklaroi ai.
Në fund, Haxhiu tha se UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës dhe se vlerat e saj, sipas tij, nuk mund të mbrohen përmes dhunës ndaj qytetarëve që protestojnë.

Postimi i plotë:

Dhjetëra protestues të rinj e veteranë të UÇK-së, që morën plagë në luftën çlirimtare, sot u plagosën përsëri, kësaj here gjatë protestës.

Ata që derdhën gjak për lirinë e Kosovës, sot u përballën me dhunë gjatë një proteste ku po mbroheshin vlerat, historia dhe sakrifica e UÇK-së.

Emergjenca e QKUK-së u mbush me dhjetëra protestues të lënduar. Ndërkohë, sipas asaj që u pa në protestë, nuk pati policë që kërkuan ndihmë mjekësore.

Protestuesit që mbrojnë vlerat e UÇK-së dinë ta respektojnë uniformën e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës nuk duhet të veprojë me urdhra politikë të Xhelalit dhe Kurtit.

Përdorimi i forcës në mënyrë joproporcionale është i pajustifikuar dhe i papranueshëm.

UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës. Sakrifica e saj nuk mund të mbrohet me dhunë ndaj qytetarëve që protestojnë.

Të ngjashme

Të fundit