17.3 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Hasani: Kurti ka luajtur rolin tërsisht gabim, Vetëmenaxhimi do të sjellë pasoja afatgjate

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka deklaruar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka luajtur gabim rolin e tij dhe për rrjedhojë, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të ketë pasoja afatgjatë për Kosovën.

I ftuar në ”Debat Plus” të RTV Dukagjini, Hasani ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër në mes Kosovës dhe Serbisë si dhe ajo e Brukselit, i japin autonomi komunitetit serb në Kosovë.

“Pa asnjë diskutim. Jo veç të Veriut, por komunitetit serb në Kosovë. Veriut është pak më e theksuar, mund të vendosen institucionet… pa asnjë diskutim. Territoriale për aq sa zbatohet në Veri”, ka thënë Hasani gjersa ka theksuar se “Kryeministri i Kosovës ka luajtur rolin tërësisht gabim dhe kjo do të ketë pasoja afatgjate”.

Ndër të tjera, ish-kryetari Hasani ka thënë se me krijimin e Asociacionit do të bëhet një rend i ri paralel kushtetues e me të, edhe e quajtura “Kushtetuta materiale”.

“Marrëveshja e Ohrit me planin e zbatimit do të prodhojë një rend paralel kushtetues. Ne i themi ‘Kushtetutë materiale’ e cila e rregullon materien e Kushtetutës siç e rregullon kjo Kushtetuta Formale që e ka votua Kuvendi por, pa ndjekur procedurat. Kjo është ‘Kushtetutë materiale’ e Kosovës që po krijohet. Këto struktura të kësaj autonomie të Komunitetit serb do ta rivalizojnë, nuk është pushtet i tretë, se po të ishte pushtet i tretë e ki një kontroll mbikëqyrës”.

Ndër të tjera, Hasani ka deklaruar se një gjë e tillë ka dalur jashtë kontrollit të Kushtetueses dhe se po krijohet një rend i ri i saj me të cilin do të mësohemi të jetojmë. Sipas tij, nëse “Vetëmenaxhimi” do i nënshtrohej një testi të Kushtetueses, nuk do e kalonte.

“Asnjëherë…jam i bindur që jo”, ka deklaruar ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Hasani: Këto çka thotë Kurti janë irelevante, marrëveshja e Ohrit përmban diçka tjetër

Ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ai i cili kishte deklaruar se Marrëveshja e Ohrit nënkuptonte një njohje De Facto, për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani një deklaratë e tillë është irelevante.

“Këto që thotë ky [Albin Kurti] është irelevante, është tautologji fjalësh dhe nuk kanë asnjë efekt për qëllimet e implementimit dhe ajo marrëveshje përmban diçka tjetër prej kësaj”, ka deklaruar Hasani, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Ambasadori Hill kishte deklaruar se dialogu ka për qëllim zgjidhjen e problemeve në mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo ndonjë çështje tjetër siç është ajo e pakicave. Lidhur me këtë deklaratë është pajtuar edhe Hasani. Ky i fundit ka thënë se mbrojtja e pakicave nuk mund të jetë objekt reciprociteti.

“Kjo çka e thotë ambasadori Hill është e saktë dhe e thotë edhe ambasadori i Shqipërisë. Në të ardhmen po të pytej njëjtë… Mbrojtja e pakicave nuk mund të jetë objekt reciprociteti ndërmjet shteteve. Mbrojtja e pakicave ekziston në rendin ndërkombëtar, jo në rendin kushtetues”, ka deklaruar Hasani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit