9.8 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Gazetari i njohur i ekonomisë ia perplasë Muratit për fytyre disa fakte të hidhura

- Advertisement -

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë në një postim në Facebook se deficiti buxhetor në Kosovë është reduktuar në një rekord historik. Ai tha se financat publike janë kthyer në rrugën e duhur dhe se “thesi i grisur është qepur”. Zvogëlimi i deficitit buxhetor mund të jetë një nga gjërat e pakta që ministri Murati mund të mburret për më shumë se dy vjet në krye të Ministrisë së Financave. Kjo pasi treguesit e tjerë ekonomikë nuk janë aspak pozitiv.

Hamidi i kujtoi ministrit Murati 8 gjëra që pasqyrojnë dështimin e Hekuran Muratit në krye të qeverisë.

Deficiti Tregtar 5 miliardë, humbjet të trust, trusi pa bord, rënie të investimeve kapitale, rritja e interesit në kredi, inflacioni dhe shtrenjtimi i rrymës janë disa nga dështimet kryesore të ministrit Murati sipas Hamidit.

Deficti tregtar

Kosova mbetet njëra ndër shtetet me deficitin më të lartë tregtar. Bazuar në raportet mujore të ASK-së, mund të vihet re disbalanca e lartë e Kosovës në eksport dhe import, me këtë të fundit që vazhdon të jetë shumë më i lartë.

Në raportin e Tregisë së Jashme të publikuar së fundi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) importi vazhdon të jetë shumë më i lartë se eksporti në Kosovë, duke shkaktuar një varshmëri të madhe të ekonomisë në produktet e huaja. Megjithatë, raporti tregon se krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shkurti i vitit 2023 ka shënuar rënie të deficitit tregtar (-9.2 për qind).

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, importi i Kosovës gjatë vitit 2022 ka arritur vlerën mbi 5.6 miliardë euro ndërsa eksporti mbi 860 milionë euro

Krahasuar me vitin 2021, eksportet janë rritur me mbi 100 milionë euro, ndërsa importet me mbi 1 miliard euro. Kjo diferencë e madhe në import dhe eksport rezulton që deficiti tregtar i Kosovës të arrijë vlera rekord.

Inflacioni

Viti 2022 shënon vitin e një inflacioni rekord i cili mbetetet ende në nivele të larta.

Sipas raportit të fundit të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), norma e inflacionit në muajin shkurt 2023 ishte 10.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Kjo rritje e çmimeve ishte ndër të lartat në rajon dhe shkaktari kryesor vazhdon të jetë importi i lartë i mallrave nga jashtë, së bashku me faktin që Kosova është një ekonomi e euroizuar.

Në raportin e ASK-së theksohet se inflacioni mujor në shkurt 2023 ishte (-0.3%). Kjo është një rënie nga muaji i kaluar, por nuk mund të konsiderohet si një shenjë e ndryshimit të trendit, pasi rritja e çmimeve vazhdon të jetë e pranishme në disa sektorë të ekonomisë. Për shembull, nëngrupet e COICOP-it si perime, pemë dhe kujdesi personal kanë vërejtur një rritje të konsiderueshme në çmime, duke kontribuar në rritjen e inflacionit.

Humbjet në Trust

Çështja e humbjeve milioneshe në Fondin Pensional të Kurisimeve (Trust), po i trondit qytetarët në përgjithësi, por ekonomistët në veçanti. Edhe njohësit e fushës së ekonomisë dhe eskpertët e tregjeve financiare kanë shprehur shqetësim serioz sa i përket situatës në Trust.

36 milionë euro konsiderohen që janë humbje e Trustit. Kështu thonë të paktën zyrtarët e këtij institucioni. Megjithatë, humbjet konsiderohen që janë edhe më të mëdha. Mbi 160 milionë euro është shuma që raportohet se Trusti ka humbur si pasojë e rënies së tregjeve financiare.

Një problem tjetër, që po e përcjell Trustin, është edhe mungesa e bordit, pasi Qeveria Kurti deri më tani nuk i ka zgjedhur anëtarët e rinj të këtij organi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit