8.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Hasani kritikon Kurtin për marrëveshjet e 2023: I janë bërë shumë koncesione Serbisë

- Advertisement -

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka kritikuar marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, që u dakorduan nga Kosova e Serbia nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2023.

Hasani, që është profesor i të drejtës kushtetuese dhe asaj ndërkombëtare, ka vlerësuar se përmes këtyre marrëveshjeve i janë bërë shumë koncesione Serbisë.

“Po të shikohen letrat, marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit unë mendoj që Kosova është dëmtuar sepse janë pranuar nga Kurti, sigurisht në bazë të prononcimeve publike ka qenë pjesë e BE-së dhe SHBA-së, i janë bërë shumë koncesione Serbisë dhe konteksti i luftës në Ukrainë ka përmbysur cdo gjë dhe statusi ndërkombëtar juridik i Kosovës ka degraduar sepse është hequr nga rendi i ditës njohja reciproke dhe e dyta është pranuar paragjykimi, në mënyrë shprehimore e drejta e Serbisë për ta paragjykuar statusin e Kosovës. Prandaj administrata Biden unë mendoj që për aq sa ka bërë presion në Qeverinë e Kosovës për këto dy marrëveshje, ka qenë politikë e gabuar sepse koncesionet që i janë bërë Serbisë në raport me Kosovën, nuk besoj në afat gjatë sjellin fryte që kjo administratë, përgjithësisht perëndimi pret nga Vuciqi” – ka thënë Hasani për Radio Evropën e Lirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit