Hasani: Duhet të kundërshtohet, Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale nuk kalon në Apel, nuk ka logjikë

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për mundësinë e apelimit të aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke thënë se fokusi duhet të jetë në rrëzimin e koncepteve të “Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale” dhe “komandën e kontrollit”.

“Duhet me e fokusu me apel dhe duhet me u fokusu në rrëzimin e asaj që thuhet ndërmarrje e përbashkët kriminale dhe po ashtu komandën e kontrollit”, ka deklaruar Hasani.

Sipas tij, duhet të kundërshtohet mënyra e përgjegjësisë, ndërsa ka përmendur edhe aktgjykime që, siç thotë ai, kanë krijuar praktikë.

“Duhet me e goditë mënyrën e përgjegjësisë dhe ka aktgjykime që kanë kriju praktikë. Në rastin e Çalit ne vetëm në një vend përmendet pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Kjo tregon se aktgjykimin e Çalit e kanë shkru për me jau mvesh këtyre tash”, ka deklaruar Hasani.

Të ngjashme

Të fundit