“Jo në emrin tim”, protestuesit ndezin flakadan nën thirrjet “UÇK”, mijëra pjesëmarrës

- Advertisement -

Tashmë ka filluar protesta në Prishtinë, e cila po zhvillohet kundër vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së.

Në sheshin kryesor të kryeqyteti janë parë numër i madh pjesëmarrësish.

Të pranishëm janë parë edhe Endri Thaçi e Klestor Veseli, djemtë e ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Kadri Veselit.

E njëjta po zhvillohet nën moton ‘’Jo në emrin tim’’, kundër aktgjykimit dënues të speciales ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, e Rexhep Selimit.

Të pranishmit janë dëgjuar teksa thirrin ‘’UÇK’’.

Të ngjashme

Të fundit