Ish-ushtari i UÇK-së për verdiktin e Hagës: Duket sikur është vrarë edhe e ardhmja e fëmijëve tanë

- Advertisement -

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Enver Hajdari, e ka cilësuar si tejet të rëndë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Hajdari, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se verdikti ka qenë i papritur për ish-bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Kosovës, duke theksuar se dënimet rëndojnë edhe mbi kujtimin e atyre që kanë rënë gjatë luftës dhe mbi të ardhmen e brezave të rinj.

“Jo vetëm për mua por të gjitha vendimet dhe dënimet ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ne bashkëluftëtaret por edhe për gjithë popullin e Kosovës dhe të gjithë ata që e duan këtë vend është vendim i rëndë – vendim që nuk e kemi pritë që mbas 26 vjetëve të dënohen ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dënohet ata që e bënë luftën edhe shliruan këtë vend. Jo vetëm për ne që jemi gjallë që i kemi mbijetu luftës por duket sikur i kanë vra sërish të gjithë të rënët e lirisë dhe e kanë vra të ardhmën e fëmijëve tanë – është shumë e rëndë për të gjithë dhe ndër ditët më të rënda për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Hajdari.

Të ngjashme

Të fundit