Hargreaves takohet me Haradinajn: Ramushi ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës

- Advertisement -

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimi u zhvillua përreth diskutimeve për zgjedhjet e 7 qershorit.

Hargreaves vlerësoi se Haradinaj ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës, duke kontribuar në zhvillimin demokratik.

“Ramush Haradinaj ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës gjatë shumë vjetëve, duke kontribuar në zhvillimin demokratik dhe institucionet e vendit.

Ndërsa Kosova ecën drejt zgjedhjeve, do të jetë e rëndësishme që partitë politike të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të punojnë së bashku më pas për të formuar një qeveri të qëndrueshme dhe për të siguruar zgjedhjen në kohë të një presidenti. Progresi demokratik i Kosovës varet nga bashkëpunimi, dialogu dhe një angazhim i përbashkët për të ardhmen e vendit”, shkroi ambasadori britanik

Të ngjashme

Të fundit