Federata e Futbollit të Argjentinës po ushtron presion ndaj Comos që Nico Paz të mos aktivizohet në ndeshjen e fundit të sezonit, shkaku i frikës nga ndonjë lëndim para grumbullimit të Kombëtares.
Mesfushori i talentuar ka qenë një nga zbulimet më të mëdha të Serie A këtë edicion dhe Argjentina dëshiron ta ketë në dispozicion në gjendje perfekte për ndeshjet e ardhshme dhe përgatitjet drejt Botërorit 2026.
Raportimet bëjnë të ditur se Como dëshiron ta përdorë lojtarin në ndeshjen e fundit, por nga kampi argjentinas ekziston shqetësim serioz për ngarkesën fizike dhe rrezikun e lëndimit.
Nico Paz ka shkëlqyer këtë sezon me klubin italian, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane, ndërsa konsiderohet si një nga talentet më premtues të futbollit argjentinas.






