Haradinaj uron Gjermaninë për Ditën e Bashkimit: Gjermania, mike dhe aleate e fuqishme e Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj ka uruar popullin gjerman me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Haradinaj ka vlerësuar guximin e popullit gjerman, i cili, sipas tij, kapërceu ndarjen dhe bëri të mundur ribashkimin e vendit.

“Gjermania është mike dhe aleate e fuqishme e Kosovës. Mbështetja e saj për lirinë, shtetndërtimin dhe të ardhmen euroatlantike të vendit tonë ka qenë dhe mbetet e një rëndësie të veçantë”, ka shkruar Haradinaj.

Në urimin e tij, Haradinaj  u ka përcjellë urime qytetarëve gjermanë për Ditën e Bashkimit.

“Urime popullit gjerman Ditën e Bashkimit!”, ka përfunduar Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit