Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka bërë thirrje që të votohet kandidati i kësaj partie për kryeministër, Ardian Gjini.
Ai gjithashtu thirrje për këtë gjë i bëri edhe diasporës, duke thënë se nësë duan ta gjejnë vendin më mirë, ta konsiderojnë votën për kandidatin e Aleancës.
“Ju bëj thirrje edhe vëllezërve dhe motrave në diasporë, e që janë gjaku jonë, e që vërtetë nëse dëshirojnë t’i gjejnë familjet e veta, prindërit e vet, shpijat, vendin ku jetojnë, më mirë se sa që është sot, ta konsiderojnë votën për Ardian Gjinin”, deklaroi ai.






