Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me rastet e fundit që ka ndodhur në Kosovë, duke përfshirë edhe vrasjen e Liridona Murselit.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar Policinë e Kosovës, hetuesinë dhe Prokurorinë, duke thënë se për rastin e grabitjes në Suharekë, vrasja e vjehrrit nga dhëndri i tij e së fundi rasti i vrasjes së Liridona Murselit, janë zbardhur shpejtë.
Postimi i plotë:
Stop dhunës dhe krimit – Me Policinë e Kosovës!
Sukseset e organeve të rendit në zbardhjen e rasteve kriminale, sikurse rasti i grabitjes së argjendarisë në Suharekë, vrasja e vjehrrit nga dhëndri i tij e së fundi rasti i vrasjes së Liridona Murselit, e nderojnë Kosoven dhe rrisin kredibilitetin tek institucionet tona të sigurisë.
Falënderues ndaj Policisë së Kosovës, hetuesve dhe Prokurorisë për zbardhjen e shpejtë të këtyre akteve kriminale!
Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre. Lutemi shumë që të tilla raste mos të ndodhin më asnjëherë!






