28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Mungesa e ujit në Fushë – Kosovë, qytetarët shprehen të shqetësuar

- Advertisement -

Që nga e diela qytetarët e Fushë Kosovës kanë një shqetësim. Halli i tyre është mungesa e ujit tash e pesë ditë.

E për këtë shkak po hasin në vështirësi në çdo aspekt.

Madje përveç blerjes ata thonë se po detyrohen të shkojnë në fshat për nevojat e tjera si pasojë e mungesës së ujit.

“Për ujë ma vështirë nuk e di qysh ma, jetojmë të Ulpiana Eliza, që nga e dillja nuk kemi pasë ujë as edhe një pikë dhe nuk e di çka me bo e çka është puna, banesat përpjetë i grahin e teposhtë nuk i rregullojnë sendet, pa ujë nuk mundemi me jetu në katund jemi tu shku me marr ujë me e pru në sheher, tmerri i zotit bile sidomos për banjo katastrof…”, thotë Lumturije Beqiri – qytetare

E të njëjtin hall shihet ta ketë edhe një banor i Prishtinës.

“Me ujë qe dy muj ditë kam problem, vet jam duke ble Prishtinë… qysh so vështirë pa ujë kur nuk ka ujë nuk ka jetë e nuk ka egzistencë, uji dmth jetë…” thotë Isuf Musliu.

Ndërkaq nga kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” thonë se kjo po ndodh si pasojë e turbullirës në liqenin e Ujmanit.

“Ju njoftojmë se pas ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit, jemi të detyruar të fillojmë me reduktime të ujit për Fushë Kosovën. Reduktimet do të  jenë nga ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00”, kanë thënë nga kjo kompani.

Sipas tyre me mungesë të ujit po përballen edhe një pjesë e Prishtinës, Drenasi, Obiliqi dhe disa fshatra të Podujevës. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit