Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pranuar se rezultatet e fundit zgjedhore për partinë e tij kanë qenë një goditje e rëndë. Gjatë intervistës në emisionin Rubikon, tha se AAK ka synuar të tregojë “të vërtetën”, por votuesit nuk ishin të gatshëm ta pranonin atë.
“Ka qenë rezultat shumë zhgënjyes [rezultatet e zgjedhjeve per AAK-ne], e kemi përjetu shumë rëndë – ta them me bindje të plotë. Por e kemi pas mision për të vërtetën me thanë, e mbase ka qenë shumë herët, e parakohshme…nashta votuesit e Kosvoës nuk kanë qenë të gatshëm me absordu këtë të vërtetë jo të këndëshme.” – tha ai.
Ai ka përsëritur kritikat ndaj qeverisë aktuale, duke e akuzuar Kryeministrin Kurti për veprime që, sipas tij, dobësojnë Kosovën dhe lidhen me interesa “ruse” e “serbe”.
“Ne e kemi dhënë një lajm të keq se Kryeministri po punon me agjendë ruse, e serbe… Gjitha këto kanë qenë lista e gjëra që ky i bën me e dobësu Kosovës. Arsyeja pse kam qenë edhe më alarmues për pozicionin e tij kundër interesave të Ksoovës, është se edhe kam pasur informata më shumë. Tash po shohim që do të ketë ndryshime në përbërjen e KFOR-it, shefi i NATO-s folke për prezencën e Evropës së Kosovës. Ju e dini që ne nuk e kemi të lidhur sigurinë me Evropën, i falënderoehemi, por ne e kemi të lidhur me Amerikën…” – tha Haradinaj.