Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se “AAK është shndërruar në forcë serioze politike, me përkrahje e besim të gjerë si brenda Kosovës e diasporë por edhe te aleatët tanë strategjikë.”
Ndër të tjera, Haradinaj akuzoi qeverisjen aktuale se ka përfunduar mandatin 4-vjeçar pa arritur rezultate konkrete.
Në takimin e sotëm me degën e Aleancës në Prizren, kreu i AAK-së tha gjithashtu se diskutimet u përqëndruan te hapat konkret për të forcuar koalicionin parazgjedhor.