-4.7 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Haradinaj për policët në veri: Duhet të lusin ndonjë serb për të hyrë në banjo sepse s’kanë tualet

- Advertisement -

Kandidati i AAK-së për deputet, Daut Haradinaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur për gjendjen e policëve në veri, duke thënë se nuk kanë tualet.

Ai është shprehur se atyre u duhet të lusin ndonjë serb për të hyrë në banjo dhe sipas tij ka pasur raste kur nuk i kanë pranuar brenda.

“I ke policët tanë duke u mërdhi në kushte minimale, në gjendje mizerje, më vjen turp të përdorë ndonjë shprehje të ulët këtu në studio, por policët tanë nuk kanë tualet, duhet të shkojnë t’i bien zilës të lusin ndonjë serb “a po na leni brenda me hy në banjo”, është edhe më keq se kaq, por unë nuk po flas.

“Nuk kanë tualet. Edhe shumë raste ka që nuk i kanë pranuar brenda, nuk i kanë lëjuar të hyjnë brenda”, është shprehur tutje Haradinaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit