14.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Haradinaj për bisedat Kusari-Radoiçiq: Ka përgjime tjera edhe shumë tjera edhe shumë më të rënda se këto

- Advertisement -

Gjatë një paraqitjeje në Pressing të T7, Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pohoi se përgjimet me Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radojçiç janë vetëm maja e ajsbergut, me shumë më tepër komunikime të të gjitha niveleve.

Haradinaj ka thënë se Kusari-Lila thjesht ka ndjekur urdhrat e eprorëve të saj dhe ka përmendur se në këto komunikime përfshihen zyrtarë të lartë, përfshirë edhe kreun e qeverisë.

“Ka përgjime tjera edhe shumë tjera edhe shumë më të rënda se këto, të të gjitha niveleve. Po flas prej shefit të Qeverisë e teposht kanë pasur komunikim qoftë direkt ose indirect nepërmjet sekserëve të vet, do të shohim më vonë ato, besoj që kolegt e juaj i publikojnë, se nuk janë punët e mija ato, as nuk kam pranuar me i posedu.

Unë personalisht nuk e fajësoj shefen e grupit, sepse ajo vetëm e ka zbatu një porosi të marrne prej shefave. Edhe kur u zgjedh presidentja, edhe pas zgjedhjes së saj, kontaktet asnjëherë nuk i ka ndalë VV’ja me Listën Srpska”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit