Kreu i AKK-së, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin e ri britanik, Jonathan Hargreaves.
Ai ka bërë të se gjatë këtij takimi ka folur për zhvillimet në vend.
Tutje ai tha se ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Britania i ka dhënë Kosovës.
Njoftimi:
E mirëpritëm në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves. Ambasadorin Hargreaves e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Gjatë takimit zhvilluam diskutim përmbajtësor për aktualitetet politike në vend, si dhe e njoftova për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë.
Miqësia mes popujve dhe vendeve tona është e përjetshme!