28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Haradinaj-Kurtit: Trego pse u gjete i mbuluar me batanije në makinë me agjentët serb Gollub e Boban Donqiq?

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti ka kërkuar parnteritet me Millan Radojçiqin kur e ka ditur se ka qenë i ndjekur nga Kosova dhe në listën e zezë të ShBA-ve.

Haradinaj ka thënë se Kurti ende nuk është përgjigjur pse është gjetur mbuluar me batanije në makinë me agjentë serb.

“Ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?”, ka pyetur Haradinaj.

Postimi i plotë:

Po të bjen maska Albin!

Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojqiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?

Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?

Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur. Po të vjen fundi Albin!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit