16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Haradinaj, Kurtit: Këtij njeri ju ka ndalë sahati ditën kur ka fitu

- Advertisement -

I pari i i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kryeministrit Albin Kurti, iu ka ndalë ‘sahat’ ditën kur ka fituar zgjedhjet. 

Haradinaj në Politiko ka thënë se është e paprecedent që një udhëheqës qeverie të etiketojë kështu sindikatat, që sipas tij njëherë i pati përdorur që të vinte në pushtet. 

“Së pari, Kurtit e VV-së ju ka ndalë sahati ditën kur ka fitu. Që atë ditë, sahati i tij shkon mbrapsht, për fat të keq edhe sahati i Kosovës. Sahati ju ka ndalë këtij njeri, dhe ndryshe thënë mashtrimi që i ka bërë këtij vendi është i paprecedent, sahati i tij shkon prapa, jo që është ndalë. Qasaja e tij me i etiketu sindikatat me të cilët është shërbye me i ardhë në pushtet, po të njëjta sindikata, po të njëjtat bashkëpunime, është poshtërsi e paparë që e bën një shef i qeverisë”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit