Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot në 26-vjetorin e rënies bashkëluftëtarët e tij, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.
Haradinaj tha se ata janë shembull i pastër i idealit të luftëtarëve të lirisë, ndërsa ka kujtuar edhe momentet kur luftuan bashkë.
“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, themeltarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë shembull i pastër i idealit të luftëtarëve të lirisë. Ata u përballën bashkë me çdo sfidë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike. Pata nderin që me Fehmiun e Xhevën të jemi bashkë në shumë momente kyçe të luftës për lirinë e Atdheut. Një prej këtyre momenteve ishte beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani. Fehmiu dhe Xheva vazhduan me guxim luftën çlirimtare, duke qenë shtyllë e saj deri në rënien heroike, në vendin e tyre të dashur, në Drenicë”.
Haradinaj tha se po në këtë datë ranë në altarin e lirisë edhe bashkëluftëtarët e tyre; Shefqet Zeka dhe Fatime Hetemi.
“Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, shkroi Haradinaj.