Pantina: Nuk është fer t’i joshësh njerëzit me poste që nuk i ke

- Advertisement -

Ish-deputetja Shqipe Pantina, ka deklaruar se lobimi në politikë është një praktikë legjitime, por ka kritikuar ashpër, sipas saj, përpjekjet për të joshur deputetët me premtime për poste që nuk mund të garantohen.

Pantina tha se për LDK-në një qasje e tillë është e pandershme dhe e papranueshme.

“Për mua është legjitim me lobu, por ajo që nuk është legjitime, nuk është ferr dhe nuk është e ndershme është me u ofru pozita të cilat as nuk i ke. I josh njerëzit. Ka pasur të tilla dhe ka edhe tash. Nuk mund të flas me më shumë kompetencë për raste të tilla, por kjo është e pandershme dhe këtë unë nuk mund ta toleroj”, deklaroi Pantina në ”Click” të RTV21.

Të ngjashme

Të fundit