19.1 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

“Do të thotë shumë për ne, na kujton…”/ Angelina Jolie flet për tatuazhin e ngjashëm me vajzën e saj

- Advertisement -

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Angelina Jolie, ka zbuluar se ajo dhe vajza e saj, Vivien, kanë bërë tatuazhe të ngjashme për të kujtuar kohën që kanë kaluar duke punuar së bashku.

49-vjeçarja zbuloi në një intervistë të re me “CR Fashion Book” se ajo dhe vajza e saj 16-vjeçare kishin bërë tatuazhe të ngjashme gjatë kohës që punonin në muzikalin e Broadway, “The Outsiders.”

“Unë bëra ‘Stay Gold’ me vajzën time Viv gjatë kohës që ishim në ‘Outsiders’”, tha Jolie.

Fraza i referohet titullit të një prej këngëve origjinale të përfshira në projekt, në të cilën Angelina ishte një nga producentët dhe Vivienne ishte asistente.

“Kjo do të thotë shumë për ne, individualisht dhe së bashku”, vuri në dukje ajo për tatuazhin, të cilin e zbuloi për herë të parë në prill në premierën e shfaqjes në Broadway.

Tatuazhi është një ndër shumë të tjera në kyçin e dorës së aktores. Ndërsa përsa i përket vajzës së saj ajo nuk dha detaje se në çfarë pjese të trupit e kishte bërë.

Ndërkohë, Jolie foli edhe për “CR Fashion Book” për një tjetër tatuazh të përbashkët që ajo dhe fëmijët e saj kanë.

“Është edhe një tatuazh që e ndaj me disa nga fëmijët e mi, që është personal për ne”, tha ajo, pa dhënë përsëri detaje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit