1.1 C
New York
Wednesday, March 4, 2026

Buy now

Haradinaj kujton heronjtë Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka e Përmet Vula

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Bekim Berisha e Bedri Shala, në përvjetorin e rënies.

Haradinaj ka rikujtuar të gjithë të rënët e Betejës së Junikut, të 10 gushtit 1998.

“Me mijëra trima njoha gjatë luftës për çlirim. Sikur shumë data tjera nuk do ta harroj kurrë as 10 gushtin e vitit 1998. Nder që ju kisha në krahë gjatë luftimeve kundër armikut; Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka e Përmet Vula. Po në këtë datë ranë në altarin e lirisë trima me nam si; Jusuf Kelmendi, Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca. Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, është shprehur Haradinaj.

 

Të ngjashme

Të fundit