23.8 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Haradinaj jep indikacione se VV mund të ndërrojë kandidatin për kryeparlamentar: Kam dëgjuar disa mundësi

- Advertisement -

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, pak para fillimit të seancës ka dhënë indikacione se VV mund të ndryshojë emrin e kryeparlamentarit.

Haradinaj deklaroi se ka dëgjuar për disa mundësi se mund të vendoset një kandidaturë më unifikuese.

“Sikurse jeni në dijeni, edhe sot do të mbahet seanca. Po shpresojmë që të kemi një kandidat unifikues dhe shpresoj që ta votojmë.

Mendoj që kam dëgju disa mundësi, për një kandidaturë unifikuese.

Votimi është i hapur, mund të ndryshojë procedura nëse është vullneti, por nëse nuk ka s’mundet.

Jam shumë zënë këto ditë, s’mundem të takohem nëse më thirrin në takim”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit