Në tubimin e sotëm në Vitomiricë të Pejës, Haradinaj tha se “bandite është Gërvalla dhe Qeveria Kurti” në të cilën ajo bën pjesë.

“Sot është 44-vjetori i vrasjes së Jusuf Gërvallës,  Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nuk e thash rastësisht se pse është përvjetori, pikërisht emri i tyre ka qenë i Brigadës 131, ku i kemi mbi 300 dëshmorë, rreth 700 invalidë të luftës dhe i kemi 4 mijë veteranë të luftës”.

“Pikërisht ajo dudia e tij, para disa dite këtu luftëtarët e lirisë që ia sollën bashkimin Pejës, dhe nuk ka ura e jugut dhe e veriut, i quajti banditë. Prandaj, ajo është një bandite, ajo e meriton një aplaus se është bandite me bandën e saj në Qeverinë e Kosovës”.

“Ata e kanë ulur këmbëkryq Jugosllavinë e Kosovës dhe mendojnë se Peja kështu ka qenë. Edhe pikërisht ku jemi sot këtu Serbia ka qenë këmbëkryq dhe pikërisht ata banditë që po i quan ajo, e kanë bërë kufirin e bashkuar dhe të lirisë, e kanë vendosur kufirin në Kullë të Zhlebit ku e kanë vendosur flamurin, këtë duhet ta mbajë mend ajo dhe ai që qeverisë”, ka thënë Haradinaj.