Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se se kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur një rrugë drejtë largimit nga NATO, e që sipas tij kjo është agjenda ruse.
Në një deklarim për media para fillimit të seancës, kreu i AAK-së tha se Kosova do duhej ta zbatonte marrëveshjen franko-gjermane që shpie drejtë anëtarësimit në NATO.
“Për ne do të kishte qenë shumë interes që menjëherë pas arritjes së marrëveshjes që njihet si plani franko-gjerman ne të fillojmë më zbatim në mënyrë që të arrijmë në afatin kohorë mundësinë e anëtarësimin në NATO. Mos t’i humbin këto momente kyçe të NATO siç është samiti i këtij viti, samiti i 75. E gjithë marrëveshja politike ka qenë që në rast të implemtimit të suksesshëm, Kosovës t’i hapen mundësi për integrim. Për fat të keq kryeministri Kurti ka zgjedhur një rrugë tjetër, atë të largimit të Kosovës nga NATO, e që fatkeqësisht kjo është agjenda ruse, ne jemi kthyer nga agjenda ruse”, tha Haradinaj.
“Interesi ynë do të kishte qenë që menjëherë pas marrëveshjes, e veçanërisht për situatën e sigurisë të ecim me zbatim, të hyjmë në NATO. Për fat të keq Kurti ka shkuar prapa dhe kjo i ka sjellë këto rrethana”, tha tutje Haradinaj.