Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi Ramaj, në emisionin “Click” në RTV21, duke folur për opozitarizmin e partisë ku ajo bën pjesë, tha se primar e kanë interesin shtetëror e jo partiak.
Ajo akuzoi LVV-në se po përdor dezinformimin e po ashtu tregoi edhe hapat tjerë që do të ndërmarrë PDK-ja, duke mos përjashtuar protestat.
“Jemi të gatshëm, PDK ka thënë që ne do të përdorim të gjitha mjetet demokratike, natyrisht duke pasur parasysh rëndësinë e mobilizimit të qytetarëve për me kuptu që kjo kauzë është për ta, për mbrojtjen e shtetit, kushtetutshmërisë”, tha ajo.
Më tej, Kabashi Ramaj shtoi se beteja e tyre është një maratonë






