-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Hamza e demanton Kurtin: PDK-ja e kishte rritur buxhetin 100 për qind

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Albin Kurti për Buxhetin 2025.

Ai ka bërë me dije se Kurti duhet të tregojë se shifra e prezantuar prej 3.6 miliardë buxheti janë vetëm planifikim.

Në emisionin “Rubikon”, në Klan Kosova, Hamza ka thënë se e rëndësishme është se sa ekzekutohet ajo shifër.

Duhet me e shiku a po flet për shumen e planifikuar, a po flet për shumën e realizuat? Buxheti krahasohet ekzekutim me ekzekutim. Ti mundesh me i planfiku 3. 6 miliardë, pro sa i ekzekuton? Ka dal që çdo vit kemi pasur nënekzekutim të buxhetit, posaçërisht te investimet kapitale, aty ku u kthehet parat taksapaguesve. Nëse thuhet që e kom pas 60 për qind, prite ti ekzekutimin sa të ndodhë, jo planifikimin”, ka thënë Hamza, raporton Nacionale.

Ai ka komentuar edhe pretendimet e Kurtit se e ka rritur buxhetin për 60 për qind nga viti 2020.

Hamza ka treguar se në kohën kur PDK-ja ka qenë në pushtet buxhetin e kishte rritur 100 për qind.

Sipas tij, kjo ka ndodhur në periudhë më të shkurt kohore.

Në të kaluarën, në periudhë më të shkurta kohore, jo që është rritur 60 për qind, po është rrit 100 për qind. Le ta krahasojmë fundin e vitit 2007 dhe fundin e vitit 2010, mbi 100 për qind është rritur”, ka deklaruar Hamza.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti është lavdëruar se qeveria e tij e la rritur buxhetin 50 për qind.

Buxheti 2025 me 3.6 miliardë euro, u miratua sot në Kuvend, dhe është për rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit paraprak, ose 60% më i lartë sesa në 2020 e 50% më i lartë sesa në 2021 (vite këto kur isha kryeministër me buxhete të trashëguara të pararendësve). Ky buxhet përmbanë paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pensionet e rritura me 20%, si dhe shtesat e fëmijëve gjithashtu të rritura. Përmbanë edhe mbështetjen për bizneset, për gratë ndërmarrëse e të rinjtë që nisin karrierën. Edhe bujqit do të vazhdojnë të jenë më të mbështeturit në rajon”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në “Facebook”, pas seancës së miratimit të Ligjit për Buxhetin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit