Hamza: Çmimet në Kosovë janë si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet

- Advertisement -
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar takimet nëpër familje të ndryshme.

 

Duke përmendur sfidat me të cilat po përballen familjet kosovare, ai ka bërë me dije se çmimet në Kosovë janë si në Evropë, por ashtu nuk janë pagat dhe pensionet.

Ai është zotuar për se do të hap një etapë të re të zhvillimit, mirëqenies dhe dinjitetit për çdo qytetar të Kosovës.

“Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet. Kjo është padrejtësi sociale. Për këtë arsye, ne do t’i themi STOP krizës ekonomike dhe sociale që e kanë sjellë vendimet e gabuara politike. Do t’i themi stop çmimeve dhe tatimeve të larta, pagave e pensioneve të pamjaftueshme, stagnimit dhe regresit. Do të hapim një etapë të re të zhvillimit, mirëqenies dhe dinjitetit për çdo qytetar të Kosovës. Bashkë me secilin prej jush, pas 7 qershorit, do ta ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar Hamza në profilin e tij në Facebook.

 

Të ngjashme

Të fundit