Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Inspektorati po vazhdon të kontrollojë në terren për parkime të paligjshme në hapësira publike dhe zona të gjelbëruara.
Ata thanë se nuk do të ketë tolerim për ata që e shkelin ligjin, duke ndarë edhe një fotografi të një gjobe të shqiptuar.
“Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon kontrollet në terren ndaj parkimeve të paligjshme në hapësirat publike dhe zonat e gjelbëruara. U shqiptua gjobë për parkim të automjetit në hapësirë të dedikuar për gjelbërim, duke dëmtuar ambientin e përbashkët të qytetarëve”, thuhet në postimin e komunës.
“Hapësirat e gjelbra nuk janë parking. Ato janë për qytetarët, për lagjet dhe për një kryeqytet më të pastër e më të jetueshëm”.
“Nuk do të ketë tolerim për shkelësit”.






