Sot do të luhet xhiroja e fundit e sezonit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Vushtrria, Feronikeli 74, Dinamo, Vëllaznimi, Liria dhe Trepca’89 janë në garë për inkuadrim në elitë.
Kujtojmë, dy pozitat e para dërgojnë direkt në Superligë, kurse vendi i tretë dhe i katërt në barazh.
Sot në Gjakovë, Vushtrria e vendit të parë ndeshet me Vëllaznimin që gjendet i katërti, teksa dy pikë i ndajnë këto dy skuadra.
Duel shumë interesant do të jetë edhe ai mes Dinamos që gjendet i treti me Lirinë që pozicionohet e katërta.
Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:00






