Hamiti: Vjosa Osmani e ka dëmtuar më së shumti LDK-në

- Advertisement -

Analistja Vjosa Hamiti, ka folur për zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se nuk beson se partia do të ndahet, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e krijimit të një fraksioni.

Hamiti ka thënë se brenda LDK-së mund të ketë të pakënaqur që mund të organizohen në një grupim të veçantë, ndërsa përmendi edhe rolin e presidentes Vjosa Osmani në zhvillimet e brendshme të partisë.

“Nuk mendoj që LDK-ja do të ndahet. Mund të ndodhë që ata të pakënaqurit të bëjnë një fraksion. Vjosa Osmani prej fillimit e ka pasur një fraksion”, ka thënë Hamiti në emisionin Click në RTV21.

Ajo është shprehur kritike ndaj Osmanit, duke e konsideruar atë si një nga figurat që, sipas saj, i ka shkaktuar më së shumti dëme LDK-së.

“Vjosa Osmani më së shumti e ka dëmtuar LDK-në”, ka thënë Hamiti.

Të ngjashme

Të fundit