Hamiti: Vetëmenaxhimi për serbët është më shumë sesa Asociacion që Kurti me VV-në e kanë kundërshtuar

- Advertisement -

 

Zyrtari i lart i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar qëndrimet e fundit të Albin Kurtit rreth marrëveshjes së Ohrit.

Ai ka vlerësuar se vetëmenaxhimi për serbët është më shumë sesa Asociacion për komunat me shumicë serbe të cilin Albin Kurti dhe VV-ja e kanë kundërshtuar më herët.

 

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se ky dokument do t’u jepte serbëve autonomi politiko-territoriale.

 

“Marrëveshja e Brukselit/Ohrit (shkurt-mars 2023) është marrëveshja më e dëmshme për Kosovën në procesin e gjatë të dialogut Kosovë-Serbi. E ka pranuar kryeministri Albin Kurti në emër të Kosovës. Madje ai është përgjëruar që ta nënshkruante. Vetëmenaxhimi për serbët është më shumë sesa Asociacion për komunat me shumicë serbe që Kurti me VV-në e tij e kishin kundërshtuar më herët, kur ishin në opozitë. Drafti i BE-së për Asociacionin, që është hartuar në vjeshtën e vitit 2023 mbas kësaj marrëveshjeje të keqe që e kishte pranuar Albin Kurti, do t’u jepte serbëve vetëmenaxhim, domethanë autonomi politiko-territoriale, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit