Marco Silva rikthehet në Portugali pas një dekade, firmos me Benficën

- Advertisement -

Trajneri portugez, Marco Silva është shumë pranë një rikthimi të madh në vendlindje. Pas largimit nga Fulhami, 48-vjeçari ka arritur marrëveshje me Benficën dhe pritet të marrë drejtimin e gjigantit portugez në ditët e ardhshme.

Sipas mediave britanike dhe portugeze, Silva ka refuzuar ofertën për rinovim nga Fulhami dhe ka zgjedhur të kthehet në Portugali pas më shumë se 10 vitesh, duke zëvendësuar Jose Mourinhon në stolin e Benficës.

Fulhami tashmë ka konfirmuar largimin e trajnerit që drejtoi klubin për pesë sezone, periudhë gjatë së cilës e riktheu ekipin në Premier League dhe e stabilizoi në elitën e futbollit anglez.

Për Marco Silvën, kjo do të jetë aventura e parë në futbollin portugez pas largimit nga Sportingu në vitin 2015. Benfica beson se ai është njeriu i duhur për të rikthyer klubin në majat e futbollit portugez dhe evropian.

Të ngjashme

Të fundit